Gjendet e vd*ekur një grua në Liqenin e Badovcit, policia nis he*timet

foto ilustrim

Një grua është gjetur pa shenja jetë në Liqenin e Badovcit, mesditën e së hënës.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se një qytetar ka informuar se në liqe ka vërejtur një trup të pajetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i vi*ktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Hetim i vd*ekjes”.

“HETIM I VD*EKJES -Liqeni i Badovcit, Prishtinë, 08.11.2021 – 13:48. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në liqe kishte vërejtur një trup të pa jetë. Njësia përkatëse ka nxjerr trupin e pa jetë nga uji. Në bazë të identifikimit të kryer është konstatuar se trupi i pa jetë është i një femre kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.

Baby Boo