Gjenden trupat e 40 foshnjave izraelite me koka të prera nga Hamasi


Trupat e 40 foshnjave me koka të prera janë zbuluar në komunitetin Kibbutz të Izraelit, një prej zonave të para që u përballën me sulmin e terroristëve të Hamas. Gazetarët e huaj thonë se janë shoqëruar nga forcat ushtarake izraelite për të parë skenën tronditëse në këtë qytezë, ku janë shënuar më shumë se 100 viktima.

“Korrespondentja e i24News, Nicole Zedek ka raportuar nga Kibbutz Kfar Aza, një çerek milje nga kufiri i Gazës, duke rrëfyer mizoritë që janë kryer në komunitetin e vogël, që mbetet një zonë aktive teksa ushtarët izraelitë zhvendosin trupat e pajetë dhe çmontojnë “bombat kurth” të vendosura”, raporton televizioni i njohur.

“Rreth 40 foshnja u vranë në fshatin Kfar Aza, në jug të Izraelit. Ne do të shkojmë pas Hamasit. Ne do t’i gjuajmë. Ne do t’i zhdukim ata”, thotë Danny Danon, ish-ambasadori izraelit në OKB.

Baby Boo