Gjenden dy fëmijë në Shkup, ishin raportuar të zhd*ukur


Sektori për Punë të Brendshme në Shkup njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 15:50 janë gjetur dy fëmijët të cilët kanë qenë të raportuar si të zhd*ukur nga 9 shkurti.
“Dje në orën 15.50 në një stacion autobusi në fshatin Sushicë është gjetur 15-vjeçari B.S. nga fshati Marinë dhe 15-vjeçari D.T. nga fshati Mralinë, të cilët janë raportuar se janë larguar nga shtëpia para shtatë dite, respektivisht nga 9 shkurti”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Baby Boo