Gjen një llaptop para “Olimpikos” në Shkup, shkruan në FB, i paraqiten 12 “pronar “


Facebook rrëfimi i Nikolla Neshkoski, i cili dje e publikoi në profilin e tij se e ka gjetur një llaptop të tipit “Mas” para “Olimpiko” në Shkup, ka marr përfundim të mirë, por edhe e tregoi anën bizare të njerëzve.

Pas publikimit të tij se një llaptop i bardh ka rënë nga tavani i veturës pasi që pronari i saj në shpejtësi ka ikur nga para “Olimpiko” ku si pronar iu janë paraqitur 12 njerëz.

Por Neshkovski nuk i ka besuar bindjeve të tyre se llaptopi është pikërisht i tyre.

Ja çka shkroi ai në profilin e tij në Facebook, pasi që e gjeti pronarin e vërtet me të cilin publikoi edhe një fotografi të përbashkët:

“Vetëm të ju them se është gjetur pronari i kompjuterit. Dhe të ju përshëndes të gjithë juve pronar që u paraqitët se është i juaji. Mirëpo duhet ta pranoj se ishit kreativ në paramendimin e rrëfimeve. Gjithçka ishte në rregull deri në momentin kur ju kërkova dokumentet e kompjuterit ose kur ju përmenda se gjatë marrjes duhet që të bëjmë një fotografi të përbashkët. Atëherë ju u zhdukët. Në FB më jeni paraqitur 7 pronar, ndërsa në telefon 5”, shkroi Neshkovski

Baby Boo