Gjeli lëshon tinguj të qeshurash ndërsa këndon (VIDEO)


Një gjel ka mahnitur vendasit duke lëshuar një tingull të çuditshëm ndërsa këndon.
Gjeli shihet në video duke qëndruar në një gardh përballë një parku kur lëshoi një të qeshur për burrat që luanin një lojë të sportit të Azisë Juglindore, në provincën Nakhon Si Thammarat, Tajlandë, më 8 qershor.

Lojtarët e argëtuar shkuan te gjeli ‘i qeshur’ dhe prisnin që ai të këndonte përsëri derisa të përsëriste tingullin e çuditshëm që bëri, transmeton Klankosova.tv.
Pronari i gjelit Bang Kaek ishte midis burrave që luanin lojën sportive kur pula lëshoi tingujt e të qeshurit.

Bang tha: “Miqtë e mi vunë në dukje se si gjeli im dukej si një burrë që qesh. Asnjëherë nuk e kam menduar atë derisa më thanë. Unë e bleva lirë por pasi qeshi ma kërkuan për shumë më shtrenjtë. Ishte gazmore. Sigurisht që unë e refuzova ofertën”.

Baby Boo