Gjatë tre ditëve të ardhshme disa vende të Shkupit pa energji elektrike


Nga “EVN Maqedoni” SHA njoftojnë se këtë fundjavë dhe të hënën për shkak intervenimeve të planifikuara teknike në elektro sistemin e qytetit të Shkupit, pa energji elektrike do të mbeten disa komuna të Shkupit.

Nesër dhe pasnesër, në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 18:00, disa nga përdoruesit, me ndërprerje të herëpashershme afatshkurtra dhe afatgjata të objekteve afariste dhe jotregtare, në zonën industriale “Pintia”, nga OHIS-i deri në hyrje të Draçevës, komuna Kisela Voda.

Të hënën në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 12:00, pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve në fshatin Vollkovë, fshatin Oramn dhe shfrytëzuesit e rrethinës së NN “Granit”.

Në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 13:30 të hënën, pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga Pandil Shishikov, nr 7 (banesa numër 1), komuna e Aerodromit. Në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 13:00 të hënën pa energji elektrike do të jenë një pjesë shfrytëzuesve të tërë fshatit Osiniçan, komuna e Sopishtes.

Baby Boo