Gjashtëdhjetë çifte martohen në një dasmë islamike në Bosnjë (VIDEO)


Gjashtëdhjetë çifte u martuan të enjten në Sarajevë, gjë që organizatorët e cilësuan si dasmën më të madhe islamike që u mbajt ndonjëherë në Evropë.

Një imam në xhaminë Istiqlal tha se martesat masive synojnë t’i inkurajojnë boshnjakët e rinj të krijojnë familje dhe të shmangin kostot e larta të dasmës. Ligji i Bosnjës njeh vetëm dasma civile, kështu që çiftet ishin zyrtarisht të martuara me ceremoni civile, para ceremonive islame.

(Video: Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë)

 

https://www.evropaelire.org/a/29377884.html 

Baby Boo