Gjashtë raste të reja me COVID-19 në Kërçovë


Gjashtë raste të reja me Kovid-19 janë regjistruar në Kërçovë. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Instituti i Shëndetit Publik, numri i përgjithshëm i infektuarve në këtë komunë ka arritur në 58, nga të cilët 49 janë aktivë, tetë janë shëruar dhe një person ka vde*kur.

“Të infektuarit e rinj janë me shëndet të mirë të përgjithshëm, pesë prej tyre janë duke u trajtuar në shtëpi në izolim dhe nën kontrollin e mjekëve të tyre amë, ndërsa një rast është duke u trajtuar në Shkup”, tha dr. Stanko Tërpeski, anëtar i Shtabit komunal të krizës në Kërçovë.

Ai u bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtje, të mbajnë maska ​​dhe të mos grupohen.

Baby Boo