Gjashtë persona të vrarë në një shkollë në Beograd: Nxënësi hyri në klasën e historisë dhe filloi të qëllonte


Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë të mërkurë në një shkollë fillore në Beograd, ku për pasojë 9 persona kanë mbetur të vdekur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 ku nxënësi i klasës së shtatë ka vrarë rojën e shkollës dhe 8 nxnës që ndodheshin në korridor.

Policia ka bërë të ditur se i mituri është arrestuar, ndërsa arma që është përdorur dyshohet të jetë e babait të nxënësit.

I mituri nuk ishte i vetëm kur kreu masakrën, ai ka qenë së bashku me 6 të tjerë të cilët kanë qenë të gjithë nën efektin e lëndëve narkotike.

Mediat serbe raportojnë se i mituri që kreu masakrën është student shembullor dhe prindërit e tij janë pjesë e “bluzave të bardha”.

Nga të shtënat ka pasur edhe të lënduar. Mes të plagosurve ka edhe nga ata që janë në rrezik për jetën.

Baby Boo