Gjashtë muaj pa gjinekolog amë në Shuto Orizare


MSH: “KËRKOJMË POR S’KA GJINEKOLOG TË INTERESUAR”
Gjashtë muaj me rradhë gratë nga Shuto Orizarja nuk kanë gjinekolog amë në poliklinikë. Dera është e mbyllur ndërsa ata janë të detyruar të gjitha kontrollet t’i kryejnë në poliklinikat tjera në vend. Nga Asociacioni i gjinekologëve infromojnë se gjinekolgu i paraparë veçmë ka kryer specializimin dhe pritet që së shpejti të filloj punën, informon KlanMacedonia.

“Kolegu i cili është dërguar në specializim e ka kryer veçmë specializimin dhe veçmë duhet të fillojë me punë. Shpresoj se kjo është në procedurë e sipër dhe do të jetë së shpejti”, deklaroi Ana Daneva Markova – gjinekologe.
Por nga Ministria e Shëndetësisë thonë se asnjë gjinekolog nuk është interesuar për të punuar në këtë poliklinikë.

“Shtëpia e Shëndetit Publik rregullisht zhvillon procedurën për dhënien me qira të hapësirës për kryerjen e veprimtarisë gjinekologjike-obstetrike në ambulancën në Shuto Orizarë, por deri më tani nuk është regjistruar asnjë kandidat i interesuar. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave ishte data 28 mars dhe nuk është dorëzuar asnjë ofertë. Procedura për shpalljen e një njoftimi të ri është në përgatitje e sipër”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Përderisa paraqitet gjinekolog për të punuar në këtë poliklinikë, 13 mijë gra nga Shuto Orizarja enden prej një poliklinikë në tjetër për të bërë kontrolle gjinekologjike. Ndryshe raportet e organizatave joqeveritare tregojnë se numri më i madh i vdekjeve të lehonave është pikërisht nga komuniteti rom. /KlanMacedonia/

Baby Boo