Gjashtë militantë të Al-Kaidës ekzekutohen në një sulm me dron


Gjashtë militantë të dyshuar të Al-Kaidës janë vrarë në një sulm me dron në qendër të Jemenit, njoftuan zyrtarët e sigurisë.

Sulmi me dron u bë ndaj një caku të dyshuar të Al-Kaidës në provincën al-Bayad, ku u vranë dy persona, që besohet se janë udhëheqës lokalë të grupit dhe katër militantë të tjerë, thanë zyrtarët, raporton Reuters.

Forcat e Shteteve të Bashkuara në vazhdimësi kanë kryer sulme ajrore me dron kundër degës së Al-Kaidës në Jemen, e njohur si Al-Kaida në Gadishullin Arabik.

Ky grup ka forcuar prezencën e saj në Jemen, duke shfrytëzuar luftën pothuajse katërvjeçare në mes të rebelëve Huthi dhe forcave të qeverisë së presidentit Abd-Rabbu Mansour./REL

Baby Boo