Gjashtë aksidente komunikacioni në Shkup


Në rajonin e SPB Shkup gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur gjithsej gjashtë aksidente rrugore.

Prej tyre, në një aksident rrugor lëndime trupore ka marrë një person, në tre aksidente të tjera, lëndime më të vogla trupore kanë marrë katër persona, ndërsa në dy aksidente ishin shkaktuar dëme materiale.

Nga MPB Shkup informojnë se dje policia rrugore kishte zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Gjashtëdhjetë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, gjashtë shoferë kishin kaluar në udhëkryq në të kuqe, tre shoferë nuk kishin dhënë përparësi për kalim të këmbësorëve në vendkalimin për këmbësorë, tre shoferë për reshtim të palejuar, shtatë shoferë për parakalim të palejuar, si dhe dy shoferë të cilët nuk i kishin dhënë përparësi për kalim automjeteve në zonën e udhëkryqit.

Nga komunikacioni ishin hequr gjithsej 37 shoferë dhe 20 automjete, prej të cilëve katër shoferë kishin drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 28 shoferë para se të marrin lejen e qarkullimit, katër shoferë fillestarë dhe një person tjetër, ndërsa automjetet e tjera e larguara ishin të paregjistruara. Ishin evidentuar 70 automjete të parkuara ilegalisht.

Me ndihmën e karrotrecit, janë larguar 58 automjete./Pacensure

Baby Boo