Gjakovë: Gjendet i va*rur një 27 vjeçar në tarracën e një hoteli


Një person i moshës 27 vjeçare është gjendur i va*rur në tarracën e një hoteli në komunën e Gjakovës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Nysret Xhurkaj i cili ka thënë se sot rreth orës 14:00, stacioni policor është njoftuar për rastin.

“Patrulla policore ka shkuar në lokacion dhe ka takuar punëtorin në hotel dhe i njëjti ka informuar se këtë person e ka pranuar mbrëmë rreth mesnatës, kurse sot ka vërejtur këtë person të varur në tarracën e hotelit”, ka njoftuar Xhurkaj.

Xhurkaj bëri të ditur se në vendngjarje ka dalë emergjenca dhe mjeku kujdestar të cilët kanë bërë konstatimin e vd*ekjes së 27 vjeçarit. Ai shtoi se në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori kujdestar i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Pas procedimit të vendit të ngjarjes trupi i vi*ktimës është ekzaminuar dhe tërhequr nga ekipi i mjekësisë ligjore, ku me urdhër të prokurorit vi*ktima është dërguar ne Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi”, ka informuar Xhurkaj. Sipas Xhurkajt, vi*ktima në fjalë është shqiptar nga Kosova me shtetësi amerikane, ndërkaq hetimet për rastin vijojnë.

Baby Boo