Gjakovë: Dy burra sulmojnë seksualisht një burrë me probleme mendore


Dy burra janë arrestuar nga policia për sulm seksual ndaj një personi tjetër.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në Gjakovë ditë më parë, ndërsa personi i sulmuar sipas njoftimit është person me aftësi të kufizuara mendore.

Viktima ishte shoqëruar në stacionin policor nga vëllai i tij ku edhe ka treguar se është sulmuar seksualisht nga dy burra.
Viktima është intervistuar në prezencën mbrojtësit të viktimave dhe prindit të tij. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Baby Boo