Gishti i mesit që mund t’i kushtojë shtrenjtë këngëtarit Robbie Williams


Robbie Williams mund të ketë thyer ligjet ruse pasi ka ngritur lartë gishtin e mesit kur ishte duke parë fansat gjatë ceremonisë hapëse të Kupës së Botës. Shteti rus e ka ndaluar gjuhën e shenjave në art në korrik të vitit 2014, duke i ndaluar dhe ofendimet në gjuhën e artit.

Ata që thyejnë ligjin do të përballen me “një gjobë nga 70 deri në 1400 USD, kjo varet nëse është një individ, zyrtar apo organizatë”.

44-vjeçari ngriti lartë gishtin e mesit gjatë performancës “Rock DJ” në stadiumin “Luzhniki” në Moskë përpara ndeshjes hapëse Rusi – Arabia Saudite. Akti që bëri Williams mori vëmendje të madhe në “Twitter”. Ndërkohë që një përdorues i këtij rrjeti social nuk po e besonte, duke pyetur: “A e bëri vërtet Robbie Williams, ngriti gishtin e mesit lartë apo jam unë që nuk e shoh??”.

Një tjetër përdorues shkroi: “Ktheje dhe njëherë FOX që të shoh se si Robbie Williams ngriti lartë gishtin e mesit për të përshëndetur audiencën në gjithë botën mbarë. Mirë, unë e dua Kupën e Botës”.

Disa njerëz ishin të zemëruar rreth veprimit të Ëilliams, ndërsa një person shkroi në “Twitter”: “Robbie Williams u betua para ceremonisë hapse të Kupës së Botës, por ai tregoi se është pa klas dhe pa takt. Absolutisht i pavëmendshëm dhe një person i shoqëruar me një performancë të pasigurt. Ai nuk di të kujdeset. Por, sërish do të paguhen miliona për të”.

Williams, i veshur me ngjyrë të kuqe me lëkurë leopardi, performoi një numër këngësh së bashku me këngëtaren e operas, Aida Garifullina. Në teori, Williams mund të përballet me dënim për shkak të sjelljes së tij, sidoqoftë nuk ka gjasa që vendi organizator i Botërorit ta dënojë atë./EDS

Baby Boo