Ggjoba prej 5000 eurosh për të arrestuarit në Hasanbeg


Prokuroria publike në Shkup kërkon që tre të arrestuarit në Hasanbeg më datë 13 prill, të dënohen me nga 5000 euro, për shkelje të nenit 206 alineja1e Kodit penal, respektivisht për mosrespektim të rekomandimeve shëndetësore gjatë pandemisë. Në kumtesë të prokurorisë thuhet se të arrestuarit kanë shkelur orën policore.

Të arrestuarit në ora 22:00 të datës13 prillit në lagjen Hasanbeg të Shkupit janë kapur jashtë shtëpive të tyre pa leje për qarkullim gjatë orës policore. MPB tashmë po identifikon edhe personat që më datë 13 prill në shenjë proteste për arrestimin e tre personave, dolën në rrugë duke shkelur rregullat për qarkullim. Pasi të identifikohen nga policia, atëherë Prokuroria do të veprojë me prioritet për të marrë vendim në bazë të Kodit penal – njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Prej kur në vendin tonë është shpallur gjendje e jashtë zakonshme, qindra qytetar kanë shkelur masat dhe rekomandimet e autoriteteve. Nga Prokuroria publike, njoftuan për Alsat se deri në orët e mesditës, në gjykatë kanë dorëzuar propozime për dënimin e 925 personave.

Deri në këtë moment prokuror të prokurorive themelore publike dorëzuan propozime për dhënien e urdhëresave ndëshkuese për vepër penale – Mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë të nenit 206 alineja 1 nga Kodi penal kundër gjithsej 925 personave. Nga ky numër, 825 persona e kanë shkelur orën policore, 90 nuk i kanë respektuar masat e vetë-izolimit të obligueshëm, ndërsa dhjetë persona në kundërshtim me rregullat shëndetësore kanë shërbyer persona brenda lokaleve të tyre. Shuma mesatare e cila kërkohet për dënime në para për një person deri në këtë moment është 2000 euro në kundërvlerë në denarë – thonë nga Prokuroria Publike.

Nga ministria e punëve të brendshme njoftuan se në 24 orët e fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë evidentuar se 44 persona që nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, janë arrestuar 31 persona, dy persona janë paralajmëruar, ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhënat dhe do të pasojnë masa përkatëse. 110 pronave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 129 kanë nënshkruar deklaratë për vet-izolim. Nga ana e nëpunësve policor janë kryer 2654 kontrolle tek persona në izolim dhe vetë izolim, ndërsa nuk janë evidentuar persona të cilët nuk e respektojnë masën e izolimit dhe vetë izolimit.

Mefail Ismaili

Baby Boo