Gëzim Kelmendi Kurtit: Mos luaj me ndjenjat e muslimanëve!


Gëzim Kelmendi i është qepur Kurtit: Mos luaj me ndjenjat e muslimanëve!

FM IMAGES 2020-04-12 POLITIKE
Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, në vitin 2014, së bashku më VV-në njëzëri votuan ligjin që e kufizon Ezanin dhe që ky ligj Ezanin e cilësonte zhurmë akustike.

Sot, pushteti i Albin Kurtit në njërën anë i arreston myslimanët që shkojnë në xhami me thirr ezanin, në anën tjetër brenda javës 2 herë mbanë fjalim para gazetarëve në ambient të hapur në kohë të ezanit dhe pastaj e ndalë fjalimin kur thërret ezani.

Shkrimi i plotë:

Pushteti i Albin Kurtit në njërën anë i arreston muslimanët që shkojnë në xhami me thirrë ezanin, në anën tjetër brenda javës 2 herë mbanë fjalim para gazetarëve në ambient të hapur në kohë të ezanit dhe pastaj e ndalë fjalimin kur thërret ezani.

Kjo vepër është hipokrizi e kulluar.

Mos të harrojmë se me 2014 VV-ja në krye me Albin Kurtin votuan të gjithë njëzëri ligjin që e kufizon Ezanin dhe që ky ligj Ezanin e cilësonte zhurmë akustike.

Të gjithë e dijmë që fushata parazgjedhore ka filluar, por me luajt me ndjenjat e muslimanëve është vepër shumë e ulët.

I nderuar kryeministër Albin Kurti, muslimanët ta dhanë pushtetin.

Muslimanët nuk meritojnë arrestime pse dalin me thirr ezanin në xhami.

Muslimanët nuk meritojnë me “xhiru skena” në kohë të ezanit”.

Muslimanët nuk merritojnë me luajt me ndjenjat e tyre.

Baby Boo