Getinjo: “Nëse e fitoj Big Brother VIP Kosova, 50 mijë euro i ndaj me ju” (VIDEO)


Getinjo është një prej banorëve më të komentuar të spektaklit Big Brother VIP Kosova. Reperi i njohur së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave, për shkak të përplasjes me konkurrenten Vivien Thano, me të cilën ka krijuar edhe një lidhje brenda shtëpisë.

E teksa i kanë qetësuar gjakrat mes tyre, Getinjo ditën tjetër ka qenë tejet më i relaksuar dhe i qetë me banorët. Madje në një moment, gjatë një bisede me konkurrentët e tjerë, reperi ferizajas u ka thënë atyre se po u shpall fitues i këtij edicionit të Big Brother VIP Kosova, do t’ua japë një pjesë të shpërblimit atyre.

“Po e them publikisht rastësisht nëse [sepse s’kam tentim] fitoj, 50 mijë euro i ndaj me juve, ku të doni shkojmë”, ka deklaruar reperi, emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliu. Përndryshe, shpërblimi i premtuar për banorin fitues të Big Brother VIP Kosova është plot 200 mijë euro.

Baby Boo