Getinjo: “1000 ndjekës mu paskan heq vetëm pse e kam postuar foton e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit” (FOTO)


Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, vazhdon të jetë shumë aktiv me postime në rrjete sociale.
Ai shpesh publikon me ndjekësit imazhe e video të ndryshme varësisht prej rrethanave e gjërave të përditshme.
Së fundmi, artisti nga Ferizaj ndau një fotografi të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, i cili siç duket nuk i ka pëlqyer fansave të tij.

Pas këtij postimi, krijuesi i hitit “Sillet” thotë se ka një mijë ndjekës më pak por që do të vazhdojë të krenohet me ta.
“Po e shoh që nja 1000 ndjekës mu paskan heq vetëm pse e kam postuar foton e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Nuk ka lidhje. Unë vazhdoj të krenohem dhe do të mbes kështu gjithë jetën”.

“Jam gjithmonë me ata dy edhe të gjithë çlirimtarët e atdheut tim. Po marre duhet të ju vij aq di të ju them. Hajde natën e mirë. Me UÇK deri të më ngreh toka”, u shpreh ai.
Getinjo si edhe vëllai i tij, Mozzik, gjithnjë e kanë shprehur përkrahjen e tyre për Thaçin e Veselin.

https://www.instagram.com/p/CYrOIXrIRAp/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fa06a3c6-1a60-4772-8216-7c3dd9d82849

Baby Boo