Geshkoska ka kuptuar nga mediat se është në “procedurë disiplinore”

Prokurorja Gordana Geshkoska në një deklaratë për “Nezavisen Vesnik”, ka thënë se nga mediat e ka kuptuar se është në procedurë disiplinore për lëshimet në procedurën për 27 prillin e përgjakshëm të vitit të kaluar, njofton Portalb.mk.

Sigma Doors

“Duhet që fillimisht të shohim, asgjë nuk na është dorëzuar, besoj se edhe kolegët e tjerë kanë marrë vesh nga mediat. Nuk do të mundemi të komentojmë asgjë derisa nuk e shohim se a është e vërteta ashtu, të shohim çfarë ka, si ka, ekziston procedurë që duhet të zbatohet për atë procedurë”, thotë Geshkoska.

Ndryshe, për prokurorët Gordana Geshkovska dhe Jovan Cvetanovski nga Prokuroria e Shkupit dhe për Zllatko Bikovskin nga Krimi i Organizuar përpara festës së javës së kaluar është hapur procedurë disiplinore për shkak të dyshimit se kanë bërë lëshime në hetimin për ngjarjet e dhunshme më 27 prill.