Gërvalla: Babain ma ka vr*arë regjimi i Beogradit, pavarësia e Kosovës është punë e kryer


Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, duke iu kundërpërgjigjur kryediplomatit serb Nikola Selakoviq në mbledhjen e sotme të KS të OKB, ka thënë se Kosova e pavarur është projekt i përmbyllur.
“Pavarësia e Kosovës është punë e kryer dhe do të ishte mirë për Serbinë sa më parë që e pranon këtë”, është shprehur Gërvalla, duke u përgjigjur në fjalimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, i cili ka thënë se ka thënë se “projekti i Republikës së Kosovës po shkon drejt dështimit”.

Na fjalën e saj para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, Gërvalla ka numëruar të bëmat e Serbisë fashiste mbi shqiptarët, ndërkaq ka përmendur edhe vr*asjen e babait të saj, Jusuf Gërvalla.
“Baba im është vr*arë nga regjimi i Beogradit në tokë të huaj, në Gjermani. Fëmijëve të mi u them se nuk ka të bëjë me serbët por Serbia duhet ta bëjë dallimin – duhet t’i sjellë kr*iminelët e lu*ftës para drejtësisë”, ka thënë Gërvalla.

Ministrja e Punëve të Jashtme u është drejtuar anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga Prishtina, me mesazhin se Kosova është e gatshme të vazhdojë bisedimet me Serbinë, megjithëse kjo e fundit është përgjegjëse për ma*sakrat e gje*nocidin ë Kosovë e më gjerë.
Kujtojmë se më herët, përfaqësuesi i Rusisë shkaktoi incident, gjë që bëri të ndërpritet mbledhja për pak çaste. Ai kërkoi nga Gërvalla të largojë flamurin e Kosovë që ishte në prapavijë të saj, por ndërhyri Britania e Madhe.

Baby Boo