Gërryerjet në Konjare, banorët sërish në pro*testa


Pakënaqësitë për gërryerjet e tokës në Konjare, i kanë shprehur edhe sot banorët e Konjares.
Nëpërmjet një pro*teste që e kanë realizuar në fshat, ata kanë shprehur rev*oltën se pse institucionet ende nuk po ndërmarrin asnjë hap për shkëputjen e koncesionit.
“Çfarë duhet të bëhet, që institucionet të shkëpusin koncesionin? Ne prej qejfi nuk dalim në shi të pro*testojmë, por prej zori”, tha kryetari i Bashkësisë Lokale të Konjares.

Banorët kanë pro*testuar edhe ditë më parë, duke bll*okuar autostradën Milladinovc-Shtip. Por meqë bllokimi i autostradës është në kundërshtim me ligjin, të njëjtit më pas u ftuan në bisedë informative në Stacionin Policor në Autokomandë.
Sipas banorëve, gërryerjet janë duke e shka*tërruar tokën pjellore dhe ujërat minerale, gjë e cila sipas tyre, ka ndikuar në uljen e sasisë së ujit në Konjare dhe rre*zikon të përmbyten në rast të reshjeve të dendura të shiut.

Gërryerjet bëhen në tokë, e cila është në pronësi të shtetit, por gjendet në mes të lumit Pçinja dhe shtëpive të banorëve.
Koncesioni ka të bëjë me eks*ploatim të rërës nga kompania “Progres Kompani”.

Baby Boo