George Clooney: Refuzova 35 milionë dollarë për një ditë pune


Gorge Clooney thotë se ka refuzuar një ofertë për të fituar 35 milionë dollarë për një ditë pune. Në një intervistë për “The Guardian”, aktori i madh hollivudian tha se propozimi ishte tepër interesant por duke qenë se bëhej fjalë për një shtet që mund të zgjonte diskutime, nuk ia vlente.

“Më ofruan 35 milionë dollarë për një ditë punë për reklamën e një kompanie fluturimesh, por fola me Amal dhe vendosëm që nuk ia vlente. Ishte e lidhur me një vend që, edhe pse aleat, ishte i diskutueshëm me raste, kështu që mendova që nëse do të më merrte qoftë edhe një minutë gjumë, nuk ia vlente”, tha Clooney.

Aktori ka një histori me spotet publicitare të markave të ndryshme, prej të cilave ka fituar po aq shumë sa nga filmat. Përveç rreth 45 milionë eurove që mendohet të ketë fituar përgjatë viteve nga Nestle, ai mendohet se ka fituar edhe 1 miliard dollarë nga shitja e kompanisë së tekilës Casamigos, të cilën e ka bashkëthemeluar.

Clooney ndodhet në Britaninë e Madhe pasi po xhiron filmin “The Tender Bar”. Ndërkohë ka paralajmëruar se më pas do të udhëtojë drejt Australisë për të xhiruar filmin “Ticket to Paradise” me Julia Roberts, ndërsa më pas do të rikthehet në Angli për një tjetër projekt, për momentin të mbajtur të fshehtë, me mikun Brad Pitt.

Baby Boo