GENT ZENELAJ PËRLOT PROTESTUESIT, KIÇO LONDO E DËGJON NGA DRITARJA E EKSPERIMENTALIT: KIÇO MOS QAJ, MOS QANI…DO BËJMË TEATËR NË RRUGË (VIDEO)


Aktori Gent Zenelaj i është bashkuar protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar për herë të parë sot, teksa në Parlament është votuar hyrja në kalendar e projektligjit që i hap rrugën shembjes së godinës.

Zenelak ka përlotur të pranishmit në protestë dhe i është drejtuar drejtorit të Teatri Eksperimental, Kiço Londo, duke i thënë “mos qaj, do bëjmë teatër të ri në rrugë”.

“Unë sot kam parë se si tradhëtia bëhet natën, dhe ditën shitet si kompromis. Uroj që ata ta bëjnë gjumin e qetë. Sot kjo tokë është vjedhur. Mua më kanë akuzuar se jam patriak, po jam. Është zgjedhja ime. Por ju keni vetëm një parti, partinë e Lekut, zoti juaj është leku.

Kiço mos qaj, do bëjmë teatër më të mirë i dashur, mos qaj, ej mos qani. Do bëjmë teatër të ri. Do bëjmë teatër në rrugë”, u shpreh Zenelaj.

 

Baby Boo