Geer: RMV përmbush kriteret për t’i filluar negociatat për anëtarësim në BE, shtyrja ka ndikim negativ


Komisioni Evropian (KE) ka konfirmuar se Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) përmbush kriteret për t’i filluar negociatat për anëtarësim dhe vlerëson se shtyrja ka ndikim negativ ndaj kredibilitetit të BE-së, deklaroi eurokomisari David Geer, derisa prezantoi raportin e KE-së për përparimin e vendit në procesin e eurointegrimit, përcjell Nistori.

Geer në konferencën e përbashkët me zëvendës kryeministrin për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov përcolli përfundimin e KE-së se Konferenca e parë ndërqeveritare me të cilën do të shënohej fillimi i negociatave më republikën e Maqedonisë së Veriut të mbahet deri në fund të vitit. Për këtë shkak se, theksoi Gir, duhet të bëhen përpjekje për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë. Duhet të vazhdoj edhe implementimi i marrëveshjeve bilaterale me Bullgarinë dhe me Greqinë, nga të gjitha palët nënshkruese.

Vendi ka treguar vendosmëri që të përparoj drejt BE-së, ka mbajtur hapin e reformave dhe ka rezultate. Duhet të vazhdojnë përpjekjet të ndërlidhura me luftën kundër korrupsionit, sundimi i së drejtës dhe reformat në administratë, porositi euro-ambasadori Geer.

Baby Boo