Geci: Jam në burg sepse nuk dëshmova kundër Thaçit, Hardinajt dhe Limajt


Ish-eprori i UÇK’së Sabit Geci ka thënë se ndodhet në burg për shkak se nuk ka dashur që tu bindet kërkesave të UNMIK’ut dhe EULEX’it për t’i denoncuar shokët e luftës që sot kanë pozita udhëheqëse.

Si mysafir në emisionin Frontal në T7 Geci ka thënë se hetues ndërkombëtarë i kanë kërkuar atij që t’i denoncojë Hashim Thaçin, Ramush Haradinjan dhe Fatmir Limajn në mënyrë që ky më pas ta fitojë lirinë por një gjë të tillë Geci thotë se nuk e ka bërë.

Ai ka thënë se “do të pranoja të vdisja por në asnjë mënyrë të dalë kundër shokëve” ashtu siç i ka kërkuar UNMIK’u e më pas edhe EULEX’i.

Geci ka thënë se nuk i ka rënë pishman që ka mbrojtur Thaçin Haradinajn dhe Limajn pavarësisht se ata mund të mos e vlerësojnë gjestin e tij.

Baby Boo