Gazsjellësi nga kufiri grek në Negotinë do të realizohet me një kredi nga Banka Europiane e Investimeve


Banka Europiane e Investimeve ka siguruar një kredi prej 28.9 milionë euro për ndërtimin e seksionit të interkonjeksionit të gazit të vendit me Greqinë.
Huaja e BEI plotëson një grant prej 12.4 milion euro nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) për asistencë teknike dhe zbatimin e projektit.

Marrëveshjen e huasë për realizimin e seksionit 68 km, i cili fillon nga kufiri afër Gjevgjelisë dhe përfundon në afërsi të Negotinës, është nënshkruar dje nga ministri i Financave Fatmir Besimi dhe nënkryetarja e BEI-së për Ballkanin Perëndimor, Liljana Pavlova.
Ky investim do të kontribuojë në diversifikimin e burimeve të energjisë dhe sigurinë e furnizimit me energji, duke siguruar zhvillimin socio-ekonomik dhe integrimin në tregun e energjisë në rajon dhe BE.

Baby Boo