Gazetarja:” Unë kam kancer…”


Gazetarja angleze me famë botërore, Christiane Amanpour në emisionin e saj “live” iu drejtua teleshikuesve se eshte operuar nga kanceri dhe se tash eshte ne kimioterapi… “Unë kam pasur një operacion të suksesshëm të madh për ta hequr atë, dhe tani po kaloj disa muaj kimioterapi për prognozën më të mirë të mundshme afatgjatë dhe kam besim,” tha Amanpour në fillim të programit të saj të përditshëm televiziv.

Znj.Amanpour(63 vjeçare), është një nga gazetaret më të njohura në botë, sidomos per raportimet e saja të patrembura nga zonat e konflikteve ndërkombëtare. Ajo ka qenë jasht tv-së për katër javët e fundit për shkak të diagnozës. Në njoftimin e saj te drehtoerdrejtë në tv, Amanpour vuri në dukje se kanceri i vezoreve është shumë i zakonshëm, duke prekur “miliona gra në të gjithë botën”.

Pasi foli për operacionin dhe kimioterapinë e saj, Amanpour tha:”Unë po ua tregoj këtë në interes të transparencës, por vërtetë më së shumti si një thirrje për diagnozën e hershme”. Ajo shtoi se dëshironte të “nxisë gratë të edukojnë veten mbi këtë sëmundje;t’i bëjnë të gjitha kontrollet dhe skanimet e rregullta që mundeni; të dëgjoni gjithmonë trupat tuaj; dhe natyrisht të siguroni që shqetësimet tuaja të ligjshme mjekësore të mos hidhen poshtë ose zvogëlohen, raporton CNN.”

Baby Boo