Gazetarja shqiptare nga Ukraina: Kjo gjendje ma kujton Kosovën, luft*ohej në Drenicë, në Prishtinë s’ndjehej


Gazetarja e “Abc News”, Linda Karadaku në lidhje të drejtpërdrejt nga Ukraina ka thënë se gjendja në këtë shtet ia kujton Kosovën e vitit 1998.

Ajo në emisionin “Frontal”, tha se gjatë atij viti në Drenicë kishte filluar luf*ta por se në Prishtinë nuk ishte ndjerë edhe aq.

E kështu ajo thotë se është gjendja edhe në Ukrainë.

“Më kujton disa momente atë që ndodhte në Kosovë në vitin 1998 ndoshta që kishin filluar zhvillimet në Drenicë por në Prishtinë nuk është se ndjehej edhe aq shumë. Kështu ndodhi edhe këtu. Ukraina perëndimore është vendi më i sigurt aktualisht në Ukrainë. Njerëzit mendojnë se do të ketë dialog, që do të bëhet përpjekje që të mos ketë luf*të dhe që ta vazhdojnë jetën e përditshme”, tha ajo për emisionin “Frontal”.

Baby Boo