Gazetarja ruse që protestoi kundër luftës së Putin: “Kam frikë për sigurinë time”


Gazetarja ruse që ndërpreu lajmet e televizionit shtetëror me një pankartë kundër luftës dhe propagandës ruse tha se është  e frikësuar për sigurinë e saj dhe të fëmijëve të saj.

Në një intervistë për Reuters, Marina Ovsyannikova,  gazetare e kanalit të parë të televizionit rus, tha se nuk ka ndërmend të largohet nga vendi dhe se shpreson se nuk do t’i bëhen akuza penale.

Gazetarja tha se shpreson se protesta e saj “të mos ketë qenë e e kotë”. Ajo tha se uron që t’i ketë hapur sytë bashkëqytetarëve të saj , për të mos rënë pre e propagandës së presidentit rus, Vladimir Putin.

Marina Ovsyannikova është gazetarja që u shfaq  gjatë edicionit të lajmeve në televizionin shtetëror rus “Channel One”, me një pankartë ku shkruhej “Ndaloni luftën. Mos i besoni propagandës

Ajo u shoqërua në një stacion policor në Moskë menjëherë pas ngjarjes, ndërsa tani nuk dihet se ku ndodhet. Përpara se të protestonte në televizion, ajo regjistroi një video ku thoshte se lufta në Ukrainë është krim, dhe se Rusia është agresori.

Presidenti rus Vladimir Putin i ka shpallur të jashtëligjshme protestat në Rusi, në një tentativë për të ndaluar rusët të mësojnë të vërtetën e asaj çfarë po ndodh në Ukrainë. Ndërsa vetëm pak ditë më parë, qeveria ruse miratoi një ligj që dënon deri në 15 vite burg gazetarët që përhapin “lajme të rreme” për luftën.

Baby Boo