Gazetarja e CNN-it mbulohet për të raportuar nga Kabuli, e rrethuar nga talibanët


Gazetarja e mediumit amerikan CNN, Clarissa Ward, është mbuluar me hixhab, për të raportuar për ngjarjet e fundit në Kabul.
Ward është parë me mbulesë në lidhjet direkte në CNN, derisa po raporton për situatën në Kabul, pasi talibanët kanë pu*shtuar Afganistanin.

Ajo po ashtu ka publikuar fotografi nga Kabuli, ku shihet e rrethuar me talibanë.
Ndryshe, talibanët kanë pretenduar fitoren në Afganistan, më 15 gusht, pasi kanë marrë kontrollin e kryeqytetit, Kabulit, pas gati 20 vjetëve të dhënies fund të prezencës ushtarake të forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Baby Boo