Gazetaria shqiptare humbi zërin më të shtrenjtë nga qyteti i shenjtë, Manastiri


Shkruan Qashif Bakiu:

Nuk e takova asnjëherë, por në mendje më kanë ngelur disa biseda të shkurtra telefonike në periudhën rreth vitit 2005, kur Qenan Hasani raportonte për gazetën Lajm. Në vete habitesha se me sa zemër, shpirt e pasion shkruan ky njeri për Manastirin.
Momenti i dytë që mu kujtua sot në këtë ditë zije është kur para disa vitesh një studente e re nga Manastiri kishte regjistruar Fakultetin e Gazetarisë. E pyeta çfar u shtyu të studioni këtë drejtim, ndërsa ajo shkurt mu përgjigj: Qenan Hasani!
Qenani e deshi shumë Manastirin, na solli para nesh jetën e rëndë të shqiptarëve manstirli, hekat dhe presionet e tyre.
Gazetaria shqiptare ka humbur zerin me të shtrenjtë nga qyteti më i shenjtë. Qenan Hasani, do ti mungosh jo vetëm Manastirit, por gjithë shqiptarëve.
Me lutjet më të sinqerta për doajenin e gazetarisë shqiptare

Baby Boo