Gazetari kontrovers Bozhinovski akuzon: Në Kërçovë shiten bukë radioaktive


Gazetari kontrovers Zoran Bozhinovski në profilin e tij në Facebook ka akuzuar se kompania “Zhito Karaorman Kërçovë”, shet bukë të prodhuara nga grurë radioaktive, transmeton Pa Censurë

Ja çfarë shkruan ai:

“Një i punësuar në Zhito Karaorman nga ndërgjegja e tij, tregon se pronarët  kanë kontrabanduar grurë nga Ukraina që ka qenë nën ndikimin radioaktiv.
Gruri është pa asnjë dokument dhe certifikatë nga institucionet kompetente. Në rajonin e Kërçovës janë lëshuar rreth 500 ton grurë i ardhur nga Ukraina që ka qenë i kontaminuar me material radiaktive dhe helme tjera të cilat, kanë pasoja të mëdha në shëndetin e njerëzve.

Ky grur pasi nuk ka dokument ështu futur në mënyrë ilegale në Maqedoni. Ndërsa në një moment ka reaguar edhe SPB Kërçovë ku ka ngritur padi penale kundër Sreten  Miladinoski për kontrabande me grurë. Padia penale është me numër 278/15 nga prilli 2015.

Nga ajo ditë nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë padi penale ” Pa Censurë

Baby Boo