Gazetari i TCH i sulet Canit: Kur jepja lajme, ti ishe për një copë picë!


Gazetarët Arian Çani dhe Denis Dyrnjaja janë përplasur në studion e “360 Gradë”. Ky i fundit i ka kujtuar Çanit kohën kur erdhi nga Gjirokastra dhe ishte ende duke kërkuar punë. Më poshtë debati: Dyrnjaja: Macron ishte në Kongresin amerikan dhe kërkoi që Shtetet e Bashkuara që të rindëhynë për një rend të ri të demokracisë dhe tregut.

Të jesh në hapat e parë të këtij rendi që po mendohet të krijohet nëpërmjet Macron dhe Merkel duke menduar të fusin edhe SHBA-të që po dalin duke parë interesat e veta, është një gjë shumë e rëndësishme. Je në kohën atje ku është fillimi je pas kohe atje ku është Çani. Çani: Nuk po të ofendoj! Argumentet e tua janë tërësisht naive. Ti je infantil.

Ti je mësuar të japësh vetëm lajmet dhe thjesht dëgjon ç’thonë lajmet. Dyrnjaja: Kur jepja unë lajmet, ti haje patate të skuqura me salçiçe nën e Koha Jonë, se kishe ardhur nga Gjirokastra. Mos të kalojmë në personale. Çani: Unë nuk të fyeva. Ti je kalama përpara meje. Dyrnjaja: Kur kam bërë unë lajme, ti ishe për një copë picë. Çani: Je fëminor dhe je edhe debil. Ti je idiot.

<iframe width=”854″ height=”480″ src=”https://www.youtube.com/embed/7SWPKTfGs8Y” frameborder=”0″ allow=”autoplay; encrypted-media” allowfullscreen></iframe>

Baby Boo