Gazetari i njohur kosovar flet për shpenzimet marramendëse gjatë trajtimit me COVID: 50 euro të komunës janë hajgare


Gazetari i njohur i RTK-së, Fisnik Dërguti ka folur në një lidhje direkte në emisionin #gjesi për betejën e tij me COVID 19 dhe shpenzimet që ka pasur ai dhe familja e tij për një muaj. Dërguti ka thënë se ka shumë persona të prekur me COVID 19 që duhet patjetër të marrin trajtim mjekësor.

“Unë e kam bërë publike dje me një postim në Facebook, sepse shumë nga njerëzit që kanë nevojë mu shëru duhet me u shëru disa në shtëpi. Komplikimet duhet me i përcjellë me medikamente që janë përshkruar nga mjeku. Të gjitha këto, barnat infuzionet që i kam marrë kanë qenë në koordinim të ngushtë me mjekët e Klinikës Infektive”, ka thënë gazetari. Ai shton se ka ruajtur të gjithë kuponat e se ka deri 1 mijë e 900 euro shpenzime.

“Unë i kam rujt kuponat, po analizat blerjet e medikamenteve kanë rezultu rreth 1 mijë e 900 euro për tri javë ditë që i kam bërë për shërimin nga COVID 19 unë nana dhe bashkëshortja”, shton ai, duke treguar se pas infektimit ka përfunduar edhe në spital.

“Deri në ditën e shtatë s’kam pas shumë komplikime, mas ditës së 7-të kam nis me pas probleme me saturim, ramje të oksigjenit dhe vështirësi në frymëmarrje, kjo më ka bë që me shku me u konsultu në Klinikë Infektive, infektologia ka insistu me u shtri në spital, natyrisht jam shtri atë nat. Cka të them aty në dhomë e kam pas një 84-vjecare që për 24 orë ka qenë në gjendje shumë të rëndë, ajo me dy familjarë që kur e pyeta a jeni me COVID më thanë që s’janë testu.

Unë nuk i fajësoj personelin sepse kanë ardh mënjëherë ma kanë vendos infizuzionin, po diçka nuk shkon aty, mjeku a vjen një herë…”, thotë i njëjti. Dërguti thotë se vetëm një palë barna i kanë kushtuar 74 euro. “Cdo ditë është dashtë me marrrë fraksiparina, është deri në 5 euro një. Dy herë në ditë është dashtë me i marrë, ka një palë barna që janë 74 euro mi ka dhanë infektologia. Shpenzimet e përgjithshme nuk e di as vetë.

Me një barnatore spo ja përmendi emrin, masi më thanë që mundem me i kthy barnat që më kanë tepru, më thanë që mundem me i kthy veç në gjysmë çmimi, i thash që nuk i kthej i gjuj në bërllok e nuk i kthej”, shton ai, derisa kritikon 50 euro që ka ndarë komuna për të prekurit nga COVID 19.

“Unë i kam pas mundësitë, po çka ata që nuk kanë. Cila ka qenë ndihma reale e shtetit për të gjithë këta të prekur që kanë nevojë. Nuk kam ble barna pa nevojë janë me udhëzimin e infektologut. Duhet komuna e shteti së paku 50% të ia rimbursojnë. Është një shumë qesharake prej kryetarit të komunës me ja nda dikujt me COVID, kjo është qesharake, më shumë se qesharake. Nuk është ndihmë ajo 50 euro po hajgare, shteti duhet t’i rimburësojë të gjithë ata që janë të prekur me COVID 19. Nuk ka vend në spital, asnjë vend nuk mundesh me gjete”, ka thënë Dërguti.

Baby Boo