Gazetari i njohur dyshohet për vrasjen e 14-vjeçares


Emri i shkupjanit Lupço Palevski- Palço lidhet me kidnapimin dhe vrasjen e 14 vjeçare Vanja Gjorçevska.

Sipas informacioneve ai është jashtë Maqedonisë, më saktësisht në Turqi,

Për momentin janë jozyrtare informacionet se Palevski ka patur kontakt me të dyshuarit tjerë në grupin, ndërsa pikërisht ata e kanë përmendur atë në momentin kur janë arrestuar.

Palevski i cili është kryetari i lëvizjes “E treta” është person i ekspozuar publikisht para se gjithash në kryeqytet.

Ajo për të cilën nuk ka konfirmim zyrtar është se qëllimi i kidnapimit të Vanjës ka qenë nxjerrja e parave, ndërsa në këtë ka qenë i përfshirë edhe anëtarë i ngushtë i familjes.

Baby Boo