Gazetari gris bexhin e Qeverisë: Këtë nënçmim bëjani vetes suaj!


Gazetari i njohur Adrian Kerimi, i revoltuar nga veprimi i Qverisë, e cila bexhet e akreditimit i ka shtypur vetëm në gjuhë maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik, jashtë të gjitha rregullave ndërkombëtare të gazetrisë, ka grisur bexhin e akreditimit. Siç mund të shihet në fotografi, përveç të dhënave personale dhe të autoritetit, edhe mbishkrimi kryesor në vend se “PRESS” është shkruar “ПРЕС”.

“Këtë nënçmim inteligjence bëjani vetes suaj. Një kartë të tillë identifikimi unë nuk e pranoj! Përderisa nuk respektoni gjuhën time amëtare dhe nuk respektoni rregullat ndërkombëtare që #PRESS shkruhet #PRESS e jo #ПРЕС, atëherë ju qofshin falë.

ps. Këto vlerat Evropiano-integruese që i promovoni janë vetëm makijazh për fshehjen e skandaleve dhe gafave që po i produktoni madje edhe para faktorit ndërkombëtar. Aman mos flisni për lirin e mediave përderisa nuk e respektoni të drejtën e gazetarëve.

Ky është qëndrimi im personal dhe nuk përfaqëson qëndrimin e shtëpisë mediatike të cilës i takoj./Pacensure

Baby Boo