Gazetari grek shpërfaq racizmin: Kush kapet me armë dihet që është shqiptar


Gazetari i njohur grek, Nikos Evangelatos, ka shpërfaqur racizmin, përmes një deklarate ndaj shqiptarëve.

Derisa po lexonte live raportet e policisë, mes të cilave edhe kapjen e një shqiptari me armë, ai provokoi në rrjetet sociale kur tha se “kush kapet me armë dihet që është shqiptar”.

Ja cilave kategori iu rrit pensioni për 10 euro dhe atyre për 25 euro
Madje, ai tha se “kjo është krejt e zakonshme që të kapet me armë përderisa ai është shqiptar”.

Pas kësaj deklarate, Evangelatos u kritikua për qëndrimet e tij raciste, shkruajnë mediat greke.

Baby Boo