Gazetari grek: Harta e vjetër e Maqedonisë është irredentizëm (VIDEO)


Gazetari grek Tasos Kostopulos thotë se harta e Maqedonisë në të cilën figurojnë kufinjtë etnik dhe historik të Maqedonisë, për grekët është irredentizëm. Gjatë intervistës javore në Radion Evropa e Lirë, Kostopulos thotë se harta e Maqedonisë që duket pa territoret e shkëputura, përfshin edhe territore greke dhe kjo interpretohet si tentativë për përvetësimin e territoreve të shtetit të tyre.

Tasos Kostopulos, gazetar

“Për grekët irredentizëm është ajo harta e mirënjohur me kufijtë etnik dhe historik që vlerësohet se është e tërë, pa ndarjet, dhe ajo në njëfarë mënyrë në mënyrë direkte apo indirekte, vlerësohet si tentim për marrje të territorit grek. Por në Greqi ende ka debat për atë se çfarë vlerësohet si irredentizëm maqedonas ndaj Greqisë. Perceptimi i nacionalistëve kryesisht është se madje edhe identiteti kombëtar maqedonas përmban një farë lloji të irredentizmit, pasi që ndërhyn në indentitetin grek, apo dominimin grek në Maqedoninë greke. Ekzistojnë edhe qëndrime më liberale por edhe ato vlerësojnë se ekziston një lloj irredentizmi”

I pyetur se çfarë do të veprohet me periudhën antike pasi që pala greke ka kërkuar që të largohen simbolet antike, ndërsa pala maqedonase thotë se nuk mund të thotë se nuk ka ekzistuar antika, gazetari thotë se grupet e punës apo komisionet për korrigjimin e librave shkollorm janë duke tentuar që të gjejnë një kompromis i cili nuk do të hidhërojë asnjërën palë, por debati mbahet i mbyllur brenda komisioneve.

Tasos Kostopulos, gazetar

“Nuk është lehtë që të harmonizojmë dy rrëfime të ndryshme për historinë. Duhet të respektohen edhe pjesët e njërës edhe palës tjetër. Por në të njëjtën kohë duhet të hiqen pjesët ku palët u bëjnë armike. Në librat grek, në shumicën prej tyre, nuk ka qëndrime nacionaliste, kishte edhe diskutime të shumta për atë se si të vendoset një narracion më objektiv dhe më modern për të historinë. Kur unë kam qenë nxënës ka patur më shumë fjalor nacionalist, ndërsa tani mendoj se librat nuk janë probemi kryesor. Në vitet e 80-ta janë korrigjuar mjaftë librat”

Lidhur me marrëveshjen e Prespës, gazetari thotë se është një arritje e cila duhet përkahur.Ai thotë se Maqedonia dhe Greqia asnjëherë në fakt nuk ka patur nevojë që të nisin kontestin disa vjeçar, dhe kujton se kjo ishte një agjendë e brendshme e ish qeverisë së Micotakisit në vitet e 90-ta që ta shfrytëzojë nacionalizmin tek popullata.

Baby Boo