Gazetari: Dokumente për përdhunimin e vajzës nga djali i deputetit


“Pikëpyetje e një denoncimi tronditës”. Kjo është tema e emisionit të sotëm në “Opinion” ku po flitet për denoncimin e oficerit të policisë Emiljano Nuhu për kërcënimet që ka marrë për të mos arrestuar djalin e deputetit Rrahman Rraja. Gazetari që ka intervistuar Emiljano Nuhun, Basir Çollaku tha se ka dokumente të dëshmisë së vajzës në polici. Bëhet fjalë për një vajzë 25 vjece që ka denoncuar se është përdhunuar nga Rexhe Rraja (djali i deputetit). Kjo e fundit, mbrëmjen e sotme në një intervistë në report tv e ka mohuar ngjarjen, por gazetari këmbëngul se dëshmia e saj në polici është ndryshe.

Basir Çollaku: Vajza ka qenë në një lidhje me Rexhep Rrajën. Kur janë ndarë kanë nisur kërcënimet. Rexhepi e ka çuar në një hotel me dhunë. E ka kërcënuar me armë. Vajzës i ka rënë të fikët. Ka dokumente për këtë. Pas ushtrimit të dhunës është bërë vizitë dhe ka rezultuar se është ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Më 21 korrik ka bërë denoncim, por më pas me dhunë e kanë detyruar të terheqë denoncimin”.

Baby Boo