Gazetari Artan Hoxha e konfirmon: Ja sa vite burg do bëjë Agron Xhafaj në Itali


Gazetari investigues, Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Kjo javë”, në RTSH, ka thënë së se Agron Xhafaj ka dhënë kampionin e tij të zërit për të vërtetuar nëse ka qenë ai apo jo në audiopërgjim.

Por sipas gazetarit Artan Hoxha, vëllai i ministrit Xhafaj, nuk do të bëj burg në Itali pasi ligji atje i fal burgun nëse paguhet një gjobë ose punë të detyrueshme.

Pjesë nga deklarata

Hetimi do të kryhet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi do dy kallëzimet janë bashkuar në një. Deri tani është marrë dëshmia e Agron Xhafës, ka dhënë dhe një kampion për zërin në audio.

Agron Xhafaj kur ka shkuar në Prokurori  ka dhënë deklarimet e tij në lidhje me audiopërgjimin.

Ka bërë vetëm 33 ditë burg, dhe ngelen 27 ditë të tjera për tu shlyer. Por në Itali duke parë se shumë emigrant, për dënimet 4 vite dhe poshtë ndjekin politika penale dhe në vlera monetare, ose në punë të detyrueshme.

Sipas një informacioni, nuk është çudi që të hyj në burg vetëm 27 ditë, dhe mund të ketë dhe një gjobë, por burg është shumë vështirë që të bëj.