Gazetarët provokojnë trajnerin e Serbisë për Shqipërinë: I përket së shkuarës


Në grupin E situata janë shumë të trazuara. Serbia dhe Zvicra do të ndeshen së bashku në xhiron e dytë të Botërorit. Serbët ndodhen të parët me 3 pikë dhe kanë një rast të mirë për ta mbyllur kualifikimin përpara se të luajnë me Brazilin. Në konferencën për shtyp trajneri serb, Mlladen Krstajiç është provokuar për origjinën e disa lojtarëve zviceran, për faktin se ata janë shqiptar.

Trajneri i Serbisë ka qenë shumë diplomatik në përgjigjen që ka dhënë. “Sa i përket futbollistëve me origjinë shqiptare, unë nuk merrem me çështje politike. Unë vetë vij nga kultura të ndryshme, babai im ka lindur në Malin e zi, ndërsa nëna serbe. Rëndësi për ne ka që Zvicra ka një kombëtare të mirë. Skandalet mes Shqipërisë dhe Serbisë i përkasin të shkuarës, unë mendoj të shohim përpara”, ka përfunduar Krstajiç.

Baby Boo