Gazetarë nga rajoni në një udhëtim turistik në Maqedoni

Gazetarë nga Serbia, Kroacia, BeH dhe Mali i Zi specializim dhe profesionalizëm i së cilëve është turizmi, prej nesër deri të enjten do të qëndrojnë në Maqedoni. Nikoqir dhe organizator i udhëtimit të tillë është Agjencia për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit (APPT).

Baby Boo

Gazetarët duhet të mbërrijnë në Shkup, ku ditën e parë do të bëjnë reportazhe për Çarshinë e Vjetër, Hekurudhën e Vjetër, Shtëpinë Përkujtimore të Nënës Terezë, kishat, sheshin “Maqedonia”, Kalanë…

Paraditja e së martës është rezervuar për Pantelemonin dhe Kanjonin e Matkës, ndërsa padite shkojnë në Mavrovë dhe në Dibër ku gazetarët do të kenë mundësi t’i shohin zonat malore të Maqedonisë. Në këtë pjesë është përfshirë edhe vizita e manastirit “Jovan Bigorski”.

Për të mërkurën është planifikuar Ohri, vizitë në monumentet kulturore dhe natyrore të tij, ndërsa të enjten në agjendë janë Manastiri dhe rajoni i verës së Maqedonisë, me vizitë në bodrumin mbretëror të verës “Vila Maria”.

Siç thonë nga APPT për MIA-n, për një pjesë të gazetarëve në tur specializim është gastronomia, me ç’rast është dakorduar incizim i përgatitjes së specialiteteve të Maqedonisë në çdo rajon që do të vizitohet.

Restorant Lumare