Gazeta austriake: Çifti Meta ka paguar mbi 670 mijë euro për të marrë pjesë në inaugurimin e Trump si president


“Një informator i cili u fsheh në Austri për shkak të kërcënimeve me vdekje rëndon pozitën e kreut të shtetit të Shqipërisë. Një rol të rëndësishëm në këtë histori luan edhe ceremonia e inaugurimit të Donald Trump.”

Me këto fjalë nis denoncimin e saj gazeta më e madhe e Austrisë “Kronen Zeitung”, e cila zbulon një histori korruptive që sipas saj “mund të trondisë politikën shqiptare” dhe të “rrëzojë presidentin e Republikës së Shqipërisë”.

Historia e një denoncuesi që kërkon mbrojtje në Austri nga kërcënimet me vdekje që ai ka marrë, pasi zbuloi një aferë të Presidentit Shqiptar, Ilir Meta.

Meta sipas gazetës austriake, pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump.

“Sipas dokumenteve gjyqësore amerikane, 700,000 dollarë kanë kaluar përmes kompanisë offshore Dorelita Limited nga një avokat i afërt me Metën”, shkruan Kronen Zeitung.

Gazeta e njohur denoncon edhe shpenzimet e tjera për lobim të çiftit presidencial, madje edhe ndërhyrjet e çuditshme estetike dhe të shtrenjta të Zonjës së Parë, Monika Kryemadhi:

“Në listën e tyre të dyshimtë të shpenzimeve: 50 mijë euro në muaj për takime me senatorë amerikanë, darkë, udhëtime dhe me sa duket edhe operacione estetike për zonjën Meta, Monika Kryemadhi, e cila mori kryesinë e LSI-së nga bashkëshorti i saj”, shkruhet në artikull.

Baby Boo