“Gatitu”! Vunë ushtarët grekë në rresht, zbulohet ndëshkimi që i pret shqiptarët


Një nga lajmet kryesore të ditës sot në Greqi ishte videoja që dy shqiptarë me rol drejtues në ushtrinë e vendit fqinj postuan në rrjetet sociale.

Pas mesazhit në gjuhën shqipe në video dhe përshëndetjen për shokët e tyre në Shqipëri, dy të rinjtë urdhërojnë ushtarët e tjerë të rreshtuar që të veprojnë sipas udhëzimeve të tyre.
Por ku u bë kjo video? Mediat greke shkruajnë se pas hetimeve që nisën në ushtri u zbulua se videoja ishte bërë në Qipro.
“Videoja është bërë në kampin ELDYK (Forca Greke në Qipro)” shkruajnë mediat në Athinë. Por cfarë do të ndodhë tani me dy të rinjtë shqiptarë?

Po, sipas medieve, dy të rinjtë do të kthehen nga Qipro në Greqi brenda pak ditësh për të dalë përpara gjykatës ushtarake.
“Ky nuk është aspak një rast nacionalist, por një marrëzie rinore, e cila, megjithatë, ka marrë dimensione serioze, pasi u filmua në një kamp të ELDYK, e cila është veçanërisht kritike për çështjet tona kombëtare.

Dy të rinjtë do të thirren të kërkojnë falje dhe ka të ngjarë të ndëshkohen ashpër” tha një burim nga Shtabi i Përgjithshëm për mediat greke.
“Skuadra, gati tu! Para marsh“, dëgjohet të thotë njëri në video duke qeshur më pas me njeri-tjetrin. Kjo video është interpretuar si incidentet në vendin fqinj.

Baby Boo