Gati për testim raketa strategjike e Putin, mund të shkat*ërrojë çdo mbrojtje


Rusia po përgatitet që të testojë raketat e saj të reja balistike interkontinentale, për të cilat pretendohet se mund të thyejnë çdo mbrojtje. Raketa RS-28 Sarmat peshon 208 tonë dhe ka një rreze prej rreth 9977 kilometrash.
Sipas The Mirror, raketa e re e Rusisë mund të shkat*ërrojë një vend në madhësinë e Teksasit ose Francës. Megjithatë prezantimi i raketës është shtyrë disa herë për shkak të problemeve në testime.

Zv/ministri rus i Mbrojtjes Krasnaya Zvezda tha se testimet do të kryhen shumë shpejt. “Në të ardhmen e afërt do të ndërmarrim teste fluturuese të këtij kompleksi raketash”, tha ai.
Raketa Sarmat është vetëm një prej armëve strategjike në arsenalin e Vladimir Putin që u zbulua për herë të parë në vitin 2018.
“Asnjë ar*më mbrojtëse, më e avancuara qoftë nuk mund t’i shpëtojë asaj”, tha zv/ministri.
Ai theksoi në fund se Perëndimi duhet që të konsiderojë edhe Rusinë e riar*matosur tashmë.

Baby Boo