Gati nënshkrimi për njohjen e lejeve të vozitjes ndërmjet Maqedonisë dhe Gjermanisë


Sot ministri I MPB-së Oliver Spasovski është takuar me Aleksander Buzleski dhe Aleksandar Kamberovski, përfaqësues të Bordit të Iniciativës për njohjen e lejeve të vozitjes maqedonase në Republikën Federale të Gjermanisë. Ministri i ka informuar përfaqësuesit e Bordit të Iniciativës se procedura për nënshkrimin e Marrëveshjes për njohjen reciproke të patentave është në fazën përfundimtare, domethënë teksti i marrëveshjes është harmonizuar ndërmjet dy palëve dhe nuk ka pengesa formale për nënshkrimin e saj. Momentalisht pritet të caktohet një datë për nënshkrimin e saj.

 

Baby Boo