Gati 1 milion njerëz shkuan në Turqi për të mbjellë flokët, shpenzuan rreth 2 miliardë dollarë


Rreth 1 milion njerëz kanë shkuar në Turqi dhe kanë shpenzuar rreth 2 miliardë dollarë për mbjelljen e flokëve vitin e kaluar, tha kreu i Shoqatës Turke të Turizmit Shëndetësor, Dr. Servet Terziler.

“Gjysma e xhiros prej 4 miliardë dollarësh në vitin 2022 u mor nga shërbimet e transplantit të flokëve”, tha Terziler për Anadolu Agency.
“Nëse supozojmë se valuta e huaj mesatare e harxhuar nga një pacient për mbjelljen e flokëve është 2.000 dollarë, mund të themi se 1 milion njerëz erdhën në Turqi për mbjellje flokësh në vitin 2022”, shtoi Terziler.

Sipas Terziler, Turqia ka tejkaluar gjithashtu xhiron prej 500 milionë dollarësh në shërbimet dentare dhe rreth 400 milionë dollarë në kirurgjinë estetike.

Duke u shprehur se turistët e huaj kanë shfaqur interes masiv edhe për turizmin e banjave, ai tha se me të ardhurat e marra nga ky sektor i turizmit, është arritur një shifër mbi 10 miliardë dollarë në total.
Terziler tha se qëllimi aktual i sektorit të turizmit shëndetësor është të arrihet një shifër prej 20 miliardë dollarësh.
Duke theksuar se Turqia ka pasur një përvojë shumë të mirë të menaxhimit të krizave në fushën e shëndetësisë gjatë periudhës së koronavirusit, ai tha: “Infrastruktura shëndetësore e Turqisë është shumë e fortë. Kemi rritur cilësinë në nivelin më të lartë me mjekët tanë dhe personelin ndihmës shëndetësor”.

Baby Boo