Gates: Testet për koronavirus janë dështim për shkak të pritjes së gjatë të rezultateve


Për njërin nga njerëzit më të pasur në botë, filantropin Bill Gates, pritja e gjatë e rezultateve nga shumica e testeve për koronavirus në SHBA vetë testimin e bën të pasuksesshëm dhe të pakuptimtë, transmetoi televizioni CNBC.
“Shumica e testeve për koronavirusin në SHBA janë tërësisht të pakuptimta, sepse njerëzit duhet të presin gjatë për rezultatet”, deklaroi miliarderi amerikan.

“Shumica e rezultateve priten më shumë se 48 orë, ndërsa testimi i tillë është tërësisht i dështuar”, konsideron Gates.
Laboratorit në të gjithë vendin vonohen me dhënien e rezultateve të testit për koronavirus për shkak të rritjes së numrit të pacientëve. Shumë pacientë presin disa ditë deri në një javë për rezultate, citojnë dy kompanitë më të mëdha për diagnostifikim laboratorik në SHBA.

Koha mesatare e pritjes së rezultateve të testit është mbi dy ditë për pacientët me prioritet më të madh, kumtoi kompania Quest Diagnostics, ndërsa për të gjithë të tjerët tejkalon shtatë ditë.
Bill Gates potencon se testet, për rezultatet e të cilave pritet më shumë se tre ditë, ndërsa ndonjëherë edhe deri në shtatë, nuk duhet të kushtojnë as një dollarë.

“Kjo është çmenduri”, tha ai.
Themeluesi i “Microsoft” potencon se është e domosdoshme të bëhen prioritete edhe pjesëtarët e shtresave më të varfra të shoqërisë, të cilët edhe ashtu janë më së shumti të ekspozuar në rrezik nga infektimi, rezultatet duhet t’i marrin në afat prej 24 orëve.

Baby Boo