Gastronomët: Nëse nuk marrim ndihma ekonomike, do të falimentojmë të gjithë


Vendimi i Qeverisë për të mbyllur objektet gastronomike duhej të shpallet së bashku me masat për të ndihmuar këtë sektor. Gastronomët thonë se pa vendim të menjëhershëm për ndihmë financiare të pakthyeshme, kafenetë dhe restorantet vështirë se do të vazhdojnë të funksionojnë. Ata thonë se megjithëse morën premtime të panumërta nga zyrtarët qeveritarë për masa të posaçme për sektorin e turizmit dhe gastronomisë, asnjë prej premtimeve nuk është përmbushur.

“Më besoni, marr informacione jo vetëm ne si restorant por edhe shumë restorante të tjera i largojnë punonjësit, sepse nuk janë të sigurt nëse masa do të zgjasë dy javë apo dy muaj dhe nëse do të marrim seriozisht ndihmë të drejtpërdrejtë të destinuar ekskluzivisht për gastronomët, të thonë, po, ju do merrni kaq, ose thjesht do t’ju jepen premtime që nuk do të përmbushen kurrë- deklaroi

Zdravko Josifovski – Oda e Pavarur e Gastronomisë.
Gastronomët thonë se përveç lu*ftës për mbijetesën e bizneseve të tyre, kanë nevojë për ndihmë urgjente të pakthyeshme për të mbajtur punonjësit.

Oda Turistike Gastronomike
“E kuptojmë nevojën për të miratuar masa të reja kufizuese që duhet të çojnë në përmirësimin e situatës shëndetësore. Por në të njëjtën kohë apelojmë se është e nevojshme të jepet menjëherë ndihmë e financiare e pakthyeshme. Nevojitet mbështetje për të siguruar ekzistencë themelore dhe për të mos humbur vendet e punës.”
Sipas Qeverisë, masa do të ketë aty ku është e nevojshme dhe ato do të miratohen në kohën e duhur.
Qeveria e RMV-së

“Do të ketë masa ekonomike për të ndihmuar operatorët e mbyllur ekonomikë, ekipet ekonomike të Qeverisë tashmë janë duke punuar mbi to dhe ato do të shpallen me kohë. Ndihma do të arrijë atje ku është e nevojshme.”
Kafenetë dhe restorantet deri më tani janë mbyllur tre herë nga vendimi i qeverisë, por kanë pësuar edhe shumë ndryshime të orarit të punës në varësi të masave kufizuese. Nga sektori në fjalë, nuk kanë shifër zyrtare nëse dhe sa objekte janë mbyllur ose sa punonjës në këtë sektor kanë humbur vendet e tyre të punës për shkak të krizës.

Baby Boo